Berati përmbytet në 30 minuta shi

Një shi që zgjati më pak se 30 minuta ka shkaktuar përmbytje të mëdha në qytetin e Beratit.

Nga raportimet mësohet se, disa rrugë të qytetit janë përmbytur, ndërsa ujrat kanë mbuluar segmentin e quajtur “Axhensi”.

Situata e krijuar ka shkaktuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Në raste të tilla, kur duket se Bashkia është jashtë funksionit, qytetarët e Beratit duhet të luten që herën tjetër reshjet të mos zgjasin as 30 minuta.

Artikulli paraprakBasha mesazh për ndarjen nga jeta të Ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell 
Artikulli tjetërDel autopsia për 4 turistët rusë që humbën jetën në Qerret