Belgjikë, terroristi me kapele ende në kërkim, lirohet Faycal Cheffou

Lirohet i arrestuari nga autoritetet belge, Faycal Cheffou, i akuzuar për përfshirje në sulmet terroriste të Brukselit.

Cheffou, të cilin mediat belge e lidhën identiktin e tij me njeriun me kapele dhe pardesy të bardhë, që shfaqej në aeroport përkrah dy terroristëve të tjerë që hodhën veten në erë në aeroport, u la i lirë për mungesë provash në ngarkim të tij.

Ndërkohë policia ka publikuar pamje të reja të filmuara nga rrjeti televiziv CCTV në përpjekje për të identifikuar të dyshuarin e  tretë në sulmet me bomba së martës së kaluar në aeroportin e Brukselit.

Sulmet në aeroportin “Zaventem” në Bruksel dhe stacionin e metrosë  vranë  35 persona dhe plagosën më shumë se 300 të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmet terroriste e morën menjëherë pas ngjarjes militantët e të ashtëquajturit Shteti Islamik.

Artikulli paraprakNis evakuimi i refugjatëve në qendra, tension në kampin e Idomenisë në Greqi
Artikulli tjetërTrump: Europa nuk është më një vend i sigurtë