BE shton kushtet, Basha: Mbështesim hapjen e negociatave!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar qëndrimin e PD dhe të Opozitës së Bashkuar për çeljen e negociatave.

Në një reagim në Twitter, Basha shkruan se, ky është një proces jetik për shqiptarët, pavarësisht shtimit të kushteve.

Reagimi i plotë

Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën, nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup për mbështetjen.

Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët. PD dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të @Bundestag dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera.🇦🇱🇪🇺

Artikulli paraprakVdes te Infektivi 48-vjeçari me Covid-19, dyshohet se u infektua nga pacienti zero
Artikulli tjetërDhe 5 ditë mund të duroj, pastaj do dal me zor! Do shkoj tek shtëpia Edi Ramës të më japë për të ngrënë