Bayern i bindur nga paraqitjet, ka gati rinovimin me lojtarin

ipas Sky Germany, Alexander Nubel, aktualisht i huazuar në Stuttgart, do të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2030 me Bayern Munich. Bavarezët e shohin portierin jo vetëm si një nga pasardhësit e mundshëm të Manuel Neuer, por favoritin numër një për të mbrojtur portën në të ardhmen.

Duke dëshmuar se sa shumë beson Bayern te lojtari, tashmë ka pasur kontakte me Stutgartin në lidhje me zgjatjen e huazimit aktual të Nubelit, i cili duhej të përfundonte këtë verë. Zgjatja e huazimit do ta mbajë 27-vjeçarin te Die Schëaben deri në verën e vitit 2025, periudhë pas së cilës ai pritet të kthehet një herë e mirë në Mynih.

Nubel ka pasur një sezon të shkëlqyer me Stuttgartin, aq sa ekipi i tij aktualisht ka mbrojtjen e katërt më të mirë në ligë dhe ka pranuar më pak gola se edhe vetë Bayerni. Shtutgarti është në vendin e tretë të tabelës, duke qenë kështu pranë Champions.

Artikulli paraprakDuket ideal për ata që janë në dietë, por pse nuk duhet ta pini ujin e gazuar
Artikulli tjetër“Gënjeshtarë!”/ Vuçiç shpërthen ndaj ambasadorëve të Perëndimit në Kosovë: Turp të keni! Shikojeni veten në pasqyrë