Batoni: Në Shqipëri është rritur mirëqenia…

Gazetari Baton Haxhiu thotë se nën qeverinë e Ramës në Shqiupëri nuk ka varfëri dhe se gjatë viteve që ai ka drejtuar qeverinë është rritur mirëqenia. Sipas tij, në Shqipëri nuk ka njerëz që nuk mund të hanë bukë”.

Debati
Zekthi: Këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.

Haxhiu: Nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë.

Zekthi: Njerëzit janë në çadra.

Haxhiu: Për kokë banori, veç po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë) ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.

Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë. Sundimi i ligjit tek ne është shumë i dobët.

Haxhiu: Mirëqenia në Shqipëri është rrit dhe është objektive.

Zekthi: Unë mendoj që Shqipëria jeton në vafëri.

Artikulli paraprakSpahia: Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret” që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre
Artikulli tjetërFaqja e pare