Basha uron shkrimtarin e madh Ismail Kadare në 85 vjetorin e lindjes

Kryetari i PD, Basha ka uruar shkrimtarin e madh Ismail Kadare në 85 vjetorin e lindjes.

Mesazhi
Urimet më të ngrohta sot në ditëlindjen e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh, intelektualit me dimensione tej gjithë kufijve gjeografikë & politikë, njeriut të shquar të letrave që me talentin & punën e tij ndriçoi një kohë të errët të historisë & orientoi drejt më të mirës.

Fjalët për një mjeshtër të fjalës dhe letërsisë nuk do të ishin kurrë të mjaftueshme, ashtu si dhe mirënjohja e të gjithë shqiptarëve për gurin e çmuar të letërsisë dhe historisë sonë të përbashkët.

Artikulli paraprakKokaina universale
Artikulli tjetërBardhi-Ramës: Do të largohesh me 25 prill