Basha uron fillimin e muajit të Ramazanit: Sakrifica hyjnore e këtyre ditëve, të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për të gjithë agjëruesit dhe shqiptarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët myslimanë dhe shqiptarët në përgjithësi për fillimin e muajit të Ramazanit.

“Shërbeftë ky muaj i shenjtë për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e faljeve ndaj Zotit, për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzime për çdo familje shqiptare.” – shkruan Basha.

“Uroj që sakrifica hyjnore e këtij muaji, të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për të gjithë agjëruesit dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!” – vijon më tej kreu i PD-së.

Më poshtë postimi i plotë i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha:

Të dashur vëllezër e motra të besimit islam që nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Ju uroj të gjithëve më shumë besim e shpresë, më shumë paqe e harmoni, më shumë drejtësi e vëllazëri, më shumë dlirësi e humanizëm.

Shërbeftë ky muaj i shenjtë për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e faljeve ndaj Zotit, për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzime për çdo familje shqiptare.

Uroj që sakrifica hyjnore e këtij muaji, të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për të gjithë agjëruesit dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!

FB IMG 1710094055414

Artikulli paraprakDerën e hapur të Ramës, të cilën shqiptarët po e refuzojnë!
Artikulli tjetërDemenca dhe humbja e kujtesës, ja ndryshimi! Zbuloni shenjat që parashikojnë një rrezik të madh