Basha: Triumf i ligjit dhe drejtësisë

Kryetari i PD, Basha vlerësoi vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese duke e konsideruar atë si një triumf të ligjit dhe drejtësisë. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës është një triumf i ligjit dhe i drejtësisë, edhe pse paligjshmëria dhe zullumi i oligarkëve është i pamatë e i pafund, e nuk mbaron me të dekretuarin prej Ramës si kryeministri i Jugut.
Megjithatë, kjo është një betejë e fituar e Kushtetutës me shkelësin e saj, e ligjit me abuzuesin, e Partisë Demokratike me oligarkun, e qytetarëve me hajdutin. Ky është vendim drejtësie në Ditën e Europës”, u shpreh Basha.
Më herët ish-Kryeministri Berisha kishte denoncuar presionin që Rama po ushtronte ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të jepnin një vendim të favor të Kokëdhimës. Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese është një triumf edhe mbi presionet që banda në pushtet ndërmerr ndaj gjyqtarëve dhe në mbrojtje të oligarkisë.

Artikulli paraprakBerisha: Një arritje në procesin e dekusarizimit
Artikulli tjetërArrestohet në Zvicër për mashtrim biznesmeni Rezart Taçi