Basha thirrje qytetarëve: Ngrihuni bashkë me artistët për të mbrojtur Teatrin

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ju ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe t’u bashkohen artistëve për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.
Gjatë takimit me të rinjtë në selinë e PD, me rastin e përkujtimit të 2 Korrikut të 1990-s, Basha tha se, sapo PD të vijë në pushtet do të zhbëjë të gjitha grabitjet që ka bërë kjo qeveri, duke ua kthyer ato shqiptarëve.
‘5 oligarkë kanë në dorë Shqipërinë, ky që bën stadiumin po merr të gjithë tenderat në Shqipëri. 5 kompani kontrollojnë gjithçka, biznesi i vogël po shkon poshtë. Me ne do të marrë fund oligarkia, dhe gjithçka që kanë marrë me kontrata abuzive dhe korruptive si ky që do kalojë në parlament ne do ta zhbëjmë. Nëse ata do të marrin teatrin do të përballen me opozitën dhe shqiptarët.
Ne nuk do t’i lëmë vetëm artistët. Në atë projekt monstruoz do të pastrojë lekët Edi Rama. Prandaj po vijnë eurot me makina, për tu pastruar tek kullat e Ramës. Nuk hapen negociatat me kryeministror dhe ministra të lidhur me drogën. Europë do të thotë dinjitet jo tallje, përbuzje dhe poshtërim. Europë do të thotë liri, këto janë vlerat tona si demokratë’, deklaroi Basha.
Basha ndërsa ka falenderuar protagonistët e asaj kohe ka thënë se sot Shqipëria është e izoluar edhe pse shqiptarët i meritojnë hapjen e negociatave dhe Europën. Por sipas Bashës është qëveria ajo që po i pengon hapjen e negociatave. “Shqipëria është i vetmi vend ku kanceri i komunizmit është zëvendësuar me kancerin e krimit”.

Artikulli paraprakBasha: 3 deri 5 miliardë euro po pastrohen nga Rama dhe njerëzit e tij me kullat në qendër të Tiranës
Artikulli tjetërVrasja e shoferit të Xhafës, zbardhen dëshmitë e familjarëve: Nuk kemi vënë re shqetësime tek ai