Basha takon mjekët: Mbështetje maksimale për ju! Prioritet i prioriteteve është jeta dhe shëndeti

– Basha takon mjekët: Mbështetje maksimale për ju, infermierët, për të gjithë stafin shëndetësor. Nëse ka një garanci për t’u përballur me sukses në këtë betejë, kjo është trajtimi me seriozitet i paralajmërimeve dhe kërkesave tuaja dhe pajisja e juaj me gjithçka që shteti mund t’ju pajis

– Do ketë kohë për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore, morale apo politike. Tani është momenti për të marrë përgjegjësitë me të cilat vjen detyra që ke përsipër, si mjek, si infermier, si mësues , si punonjës i policisë, si kryetar i opozitës dhe mbi të gjitha si kryeministër.

– Basha: Ata që humbin jetën sipas denoncimeve të ardhura nga mjekët janë shumë më shumë nga ato që raportohen zyrtarisht. Kësaj i thonë të fshihesh pas gishtit dhe do të thotë që me mbajtjen ulët të numrit të testimeve e cila sjell si pasojë përhapjen më të madhe dhe të shpejtë të infeksionit që pastaj sjell si pasojë kolapsin e sistemit shëndetësor

– Basha: Mbeshtetje totale, të menjëhershme siç e kam deklaruar dhe që është produkt i punës së përbashkët në dialog me ju, me paketat për rrogat për mjekët dhe infermierët në nivelin të paktën që ka rajoni. Të ndertojmë një sistem ku dhe pacienti të shërbehet pavarësisht prej mundësive apo pamundësive ekonomike dhe mjekët e infermierët të ndjehen dinjitozë në punën e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me disa mjekë specialistë për të diskutuar situatën e rëndë që po kalon vendi nga pandemia e COVID-19.

Basha që në fillim të bisedës garantoi mjekët se mbështetja për ta në këtë betejë është maksimale.

“Detyra jonë është t’i japim mbështetje maksimale për ju, për infermierët, për të gjithë stafin shëndetësor. Nëse ka një garanci për t’u përballur me sukses në këtë betejë, kjo është trajtimi me seriozitet i paralajmërimeve dhe kërkesave tuaja dhe pajisja e juaj me gjithçka që shteti mund t’ju pajis. Prioritet i prioriteteve është jeta dhe shëndeti. Këto janë të paçmuara, këto janë të pazëvendësueshme, gjithçka tjetër është sekondare”, tha Basha.

Mjekët e ftuar në këtë takim shprehën pikëpmjet e tyre lidhur me situatën dhe mënyrat se si mund të përballohet gjendja e rënduar dhe të garantohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

Lutfi Lisha: Por për shkak të situatës që është, njerëzit e kanë të nevojshme. Duhet patjetër të përdorin oksigjeno-terapinë. Sofizma të tilla që nuk bën mrekullinë oksigjeno-terapia, për mua janë të papranueshme. Në këtë aspekt do të thoja që ndoshta do të ishte mirë sikur të krijoheshin reparte ku nuk ka nevojë për ndjekje intensive në atë staf mjekësor. Por pacientët që janë në gjendje klinike disi të stabilizuar që kanë nevojë për një oksigjeno-terapi, apo përdorimin e anti-kuagulantëve, një personeli infiermieror pa shumë përvojë të themi në pjesën e COVID-it, por me njohuri të përgjithshme të ndihmës të personelit infiermieror, mund të ishte krejt e duhura për t’u dhënë asistencën asaj kategorie pacientësh. në qoftë se është diçka e veçantë, teknologjia e sotme ta lejon secilin nga mjekët në rrethe që të konsultohet me specialistët në Tiranë. Është shumë e thjeshtë,por ama trajtimi i disa pacientëve që ndoshta nuk kanë nevojë për ardhjen në Tiranë për terapinë intensive që mund të jetë duhet terapi specifike në Tiranë mund të bëjë shumë mirë nëpër rrethe.Ikim nga rrethet vijmë tek Tirana pasi ktu aq më keq mungon edhe spital rajonal.

Edlira Beqiri: Mendoj se sa më shpejt duhet të vihen në punë spitalet rajonale ashtu siç janë, me atë infrastrukturë që kanë. Mjekët nëse kanë nevojë për tu trajnuar mundësitë e trajnimit në fakt duhet të ishin shfrytëzuar deri tani gjithë këto muaj që ishin në dispozicion për të trajnuar mjekët nëpër spitalet e rretheve. Nuk është zgjidhje kjo që kanë bërë deri tani duke i sjellë gjithë të sëmurët anë e mbanë Shqipërisë duke i sjellë në Tiranë.

Leon Shpataraku: Duke futur në lojë spitalet rajonale, duke shtuar testimet, çfarë ndodh? Që aty fillon momenti kur testohet individi, kapet vatra dhe arrihet që që në fazën e parë të ndalohet fluksi. Është bërë si dinamikë një e dy a ta bie në Tiranë! Ku do e biesh në Tiranë? Po këtë nuk e merr askush përsipër. Kështu që dalja jashtë loje e spitaleve rajonalë unë mendoj që e ka sjellë gjithë këtë lloj rëndese në Tiranë sepse edhe në media thuhet që vatra më e rëndë është Tirana. Tani Tirana normalisht që është një vend me popullsi të madhe si kryeqytet, por duke pasur ndihmesë nga spitalet rajonalë unë mendoj dhe e them me bindje të fortë se tani hyjmë në një fazë që kalon 8-9 muaj dhe nuk po them se jemi përfekte, specialistë, por japim opinione duke marrë në konsideratë dinamikën e rasteve.

Gent Kasmi: Tani edhe pse perceptimi është që pandemia është në kulmet e veta, një nga treguesit më besnikë të ecurisë së pandemisë është testimi. Dhe unë si i fushes që jam kam vënë re që ndonëse pozitiviteti i këtyre testeve rritet dita ditës…

1 39

Artikulli paraprakMjekja denoncon skandalin: Pacienti ndërroi jetë nga virusi në spital, në kartelë u shënua infarkt
Artikulli tjetërYuri Kim: Qeveria e SHBA në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit