Basha takon komisionerin e BE, Varhelyi: Reforma Zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit prioritete të PD

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është takuar me Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në një postim të shpërndarë në facebook, Basha shkruan se ka diskutuar për prioritetet e PD, reformën zgjedhore dhe luftën kundër korrupsionit.

“Diskutuam mbi prioritetet e Partia Demokratike e Shqipërisë, reforma zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit. Për PD kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të japë llogari para drejtësisë. Për këtë arsye, PD është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.” – shkruan Basha.

Postimi i kryetarit të PD:

Kënaqësi të bisedoja sot me Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Diskutuam mbi prioritetet e Partia Demokratike e Shqipërisë, reforma zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit. Për PD kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të japë llogari para drejtësisë. Për këtë arsye
PD është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Përmes propozimeve për reformën zgjedhore PD synon ti japë qytetarëve të drejtën ti zgjedhin ata deputetët e tyre përmes listave të hapura. Barazia e votës përmes krijimit të një zone zgjedhore, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e diasporës janë të tjera propozime përmes të cilave ne synojmë ti kthejmë besimin shqiptarëve tek zgjedhjet dhe ti japim fuqi zërit të tyre.

Artikulli paraprakSinjalizohet ftohje e tregut, BIRN: Lejet e ndërtimit tkurren me 21%
Artikulli tjetërSinjalizohet ftohje e tregut, BIRN: Lejet e ndërtimit tkurren me 21%