Basha shpall vendimin unanim të deputetëve të PD: Jemi gati…

Kryetari i PD, Basha shpalli vendimin unanim të grupit parlamentar të PD për djegien e mandateve të deputetëve dhe hedhjen e hapave të fortë politik për të çuar vendin drejt një zgjidhje të re politike, me qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Në mbledhjen e grupit u vendos:
Unanimisht votohet pro djegjes se mandateve, pavaresisht diskutimeve ne parim.
Te mandatohet kryetari Basha te mbledh Keshillin Kombetar per marrjen e vendimit perfundimtar
Te ngrihet nje grup pune per teknikalitetet. Njerez qe njohin ligjin dhe zgjedhjet. Propozim per KK: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.
Ndërkohë nga ana tjetër nga ana e kryeministrit Edi Rama derimë tani nuk është shfaqur asnjë hap pas, duke lënë të kuptohet se ai është në pritje të marrjes së vendimit final për të menduar lëvizjen e radhës.
Vendimi është konfirmuar dhe në një deklaratë të shkurtër bërë për mediat nga ana e Bashës.
‘’Në mënyrë unanime ne vendosëm djegien e mandateve të deputetëve. Ne jemi të gatshëm për të bërë çdo hap përpara që lidhet me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakDeputetët e PD të bashkuar, votim unanim: Djegim mandatet dhe bashkohemi me popullin
Artikulli tjetërBardh Spahia: Ne përfaqësojmë qytetarët e lirë, jo oligarkët dhe kriminelët në Parlament