Basha refuzon ftesën e Majkos: Opozita, jo fasadë

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka ftuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë.
Sipas axhendës së diskutimeve, Lulzim Basha do të duhej të flasë i dhjeti, para kreut të qeverisë. Por Basha, përmes dy postimeve në Twitter, e ka refuzuar këtë ftesë.
Sipas tij, diaspora ka një kontribut jetik në jetën ekonomike dhe politike të vendit, por nuk mund të pranojë kurrësesi përdorimin e saj si fasadë të qeverisë.
“Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ia nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ia dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit. Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë”, shprehet Basha.

Artikulli paraprakTritoli trondit Tiranën, shpërthim i fuqishëm pranë Gjykatës
Artikulli tjetërFaqja e pare