Basha: Rama dha për ekonominë aq sa dha për 2 km rrugë tek Unaza e Re. Vendos interesat e 5 oligarkëve para interesit të shqiptarëve

Kryetari i opozitës, Basha u shpreh gjatë bashkëbisedimit me gazetarët se, Rama dha për ekonominë aq sa dha për 2 km rrugë tek Unaza e Re, 41 milionë euro në total për 3 milionë shqiptarë. Basha tha më tej se, Rama vendos interesat e 5 oligarkëve, me të cilët mbush xhepat, para interesit të shqiptarëve.

“Jemi në këtë situatë të pandemisë ekonomike, sepse gjatë këtyre 7 viteve, buxheti i shqiptarëve, taksat e shqiptarëve, të cilat janë rritur nga viti në vit nuk kanë shkuar as për të stimuluar ekonominë, as për të mbështetur biznesin, as për të mbështetur eksportin apo teknologjinë e informacionit, apo teknologjitë e reja që stimulojnë vende pune, as për të stimuluar investimet e huaja në vend, por kanë shkuar për një grusht oligarkësh dhe PPP-rash. Ato jo vetëm nuk kanë shtuar vlerën në ekonominë shqiptar, jo vetëm që nuk kanë shtuar vende pune, por kanë marrë atë pak oksigjen që duhej më shumë se kurrë në kohën e pandemisë të shkonte tek njerëzit në nevojë dhe tek bizneset në stres të jashtëzakonshëm.

Sot që flasim për ta thënë edhe më shkoqur, deri dje Thesari shënonte një shumë totale prej 13.7 milionë euro të paguara për paketën e parë, 27.8 milionë euro për paketën e dytë, në total 41.5 milionë euro. Kaq është shuma totale që Edi Rama ka dhënë për 3 milionë shqiptarë ku janë qindra mijëra të papunë, qindra mijëra që kanë humbur vendet e punës dhe bizneset në një stres të jashtëzakonshëm. Me TVSH ka dhënë më shumë për 2 km unazë oligarkëve tek Unaza e Re, të gjithë e dini. Me TVSH shuma qe iu dedikua atij projekti korruptiv eshte me e madhe sesa shuma qe ka ndare dhe ka dhene per shqiptaret ne këto 8 jave te varfërimit dhe torturës ekonomike dhe bukës se gojës per qindra- mijëra familje dhe te stresit dhe pasigurisë per qindra e mijëra biznese.

Kjo vjen për një arsye të thjeshtë. Edhe gjatë pandemisë, sikundër edhe para pandemisë, sikundër para dhe pas tërmetit, qeveria Rama nuk ka hequr dorë nga nje tipar karakterizues prej ditës së parë – vendosjen e interesave të një grushti oligarkësh mbi interesat e 3 milionë shqiptarëve, mbi interesat akute të atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, mbi interesat afatgjatë të fëmijëve të shqiptarëve, të zhvillimit të ekonomisë, të rritjes së produktiviteti, të rritjes së konkurueshmërisë në rajon dhe më gjerë, të thithjes së investimeve të huaja, të hapjes së konkurrencës. Jo! 5 veta kanë të drejtë të marrin punë, 5 veta kanë të drejtë të marrin frymë ekonomisht në Shqipërinë e Edi Ramës, 5 oligarkë, të cilët mbushin xhepat e Edi Ramës dhe pushtetarëve me afera të qarta korruptive, siç janë koncensionet dhe PPP-të. E vetmja gjë e re e Edi Ramës janë koncensionet dhe PPP-të, asnjë financim për ekonominë”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakBasha: Qeveria varfëroi edhe më shumë njerëzit. Mungesa e masave solli humbjen e më shumë se 61 mijë vendeve të punës
Artikulli tjetërBasha: Brenda natës merret vendimi për TK dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Për të mbështetur shqiptarët iu deshën 2-4 javë