Basha: Po vjedh 30 milionë euro me kompaninë false, të investohen në arsim

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes postimeve në tëitter lidhur me protestën e studentëve.
“Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit. Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA”.
“Paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim. Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjatojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh”, shkruan Basha.
Janë me mijëra studentë, gjimnazistë por dhe qytetarë që janë solidarizuar dhe vijojnë rezistencë para ministrisë së Arsimit.
Mesazhit në facebook të kryeministrit Rama për tu ulur të dialogojnë për 8 kërkesat studetntë
“Nuk ka negociata!” i përgjigjen studentët dhe vijojnë ti bien vuvuzelave dhe thërrasin: E duam Arsimin si gjithe Europa.
Mijera ndodhen para ministrise se Arsimit dhe shumë të tjerë po vijnë nga qytetet e tjera.
Kjo është dita e 6 e rezistencës para ministrisë së Arsimit, dhe e 8-ta si protestë. Gazetarët e Ora Neës raportojnë se studentë nga Korça dhe Elbasani janë nisur drejt Tiranës për tu bashkuar protestës para MAS.
Protesta të studentëve dhe në Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër dhe Shkodër, Korçë dhe Elbasan.
Protestuesit kanë dhënë afat orën 16:00 për plotësimin e kërkesave.

Artikulli paraprakPolicia bllokon autobusët, studentët e Elbasanit nisen në këmbë drejt Tiranës
Artikulli tjetërMediat botërore zbarkojnë në Tiranë!