Basha: Plani ynë me 5 pika jo për kalkulim politik, por për jetën e shqiptarëve

Nisida Tufa: Tek plani 5 pikësh që ju keni propozuar qeverisë zoti Basha do doja të shtroja një pyetje sesi do i përgjigjeshit gjithë atyre që akuzojnë që vërtet Partia Demokratike ka propozuar këtë plan tek mazhoranca, por duket sikur është një luftë për të drejtën e autorit, që thotë mu vodh idea, pra për tu bërë publike propozimet që ka shtruar Partia Demokratike qeverisë, si do i pergjigjeshit ketyre?

Lulzim Basha: Cinizëm shumë I madh. Ne e kemi bërë këtë pasi nuk ka gjë të më shtrenjtë së jeta dhe shëndeti, ato nuk rikuperohen. Jeta e humbur nuk kthehet më, Gjithçka tjetër e ka një çmim. Jeta nuk e ka çmimin. Dhe pikërisht për këtë arsye ne e kemi braktisur tërësisht çdo lloj kalkulimi politik edhe electoral edhe në mars ku bëmë propozimin tonë të parë edhe në prill ku bëmë propozimin tonë të dytë, madje të gjithë atyre që nuk u kujtohet, dua tua kujtoj fare qartë që sa herë qeveria shpalli se do të ndërmerte një nga hapat që ne propozuam unë personalisht e kamë përgëzuar.

Në qoftë se ju kujtohet. Edhe në televizionin tuaj. Rezultoi se pasi i shpalli këto, pasi e shpalli se do ti merrte masat që ne kishim propozuar, në shumicën e rasteve ose u morën gjysmake ose u lanë në letër. Kjo është një çëshjte tjetër. Dhe padyshim këtu detyra jonë si opozitë është të ushtrojmë presion që të bëhet më e mir.

Artikulli paraprakManipulimi i vdekjeve me COVID, Basha: Gishti tregon të keqen, kryeministri tregon gishtin. Pse nuk heton prokuroria?!
Artikulli tjetërMjeku-Ramës: Kë prodhues do të takosh në SHBA?