Basha: Përgjegjësia e PD është që shqiptarëve t’u paraqesim një alternativë dhe një rrugë të besueshme, detyra e shqiptarëve është ta zgjedhin këtë ekip

“Përgjegjësia jonë kryesore, e PD, është që shqiptarëve t’u paraqesim një alternativë dhe një rrugë të besueshme për të arritur këtë alternativë. Pra një program me zgjidhje realiste, jo fluturon gomari, jo 300 mijë vende pune e shëndetësi falas. Zgjidhje realiste për problemet e përditshme të shqiptarëve dhe një ekip të besueshëm që garanton ekzekutimin, zbatimin e këtij programi. Kjo është detyra jonë, është detyrë e shqiptarëve në atë moment.” – kështu u shpreh kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Zona 0” në Top News.

Basha u shpreh se do t’u ofrojë shqiptarëve një program dhe një ekip të besueshëm.

Basha: “Tifozeria është diçka, vota është përgjegjësi për familjen tënde, për veten tënde. Në qoftë se ti thua ky është “Skënderbeu”, “ky është baba im”, “ky tjetri është burrë mali ose fushe”, dhe nuk shikon se si këta njerëz kanë shpërdoruar besimin e tyre, se si këta nuk kanë asgjë tjetër me na ofru, atëherë je përgjegjës para fëmijëve të tu, para prindërve të tu.

Por, përgjegjësia jonë kryesore, e PD, është që shqiptarëve t’u paraqesim një alternativë dhe një rrugë të besueshme për të arritur këtë alternativë. Pra një program me zgjidhje realiste, jo fluturon gomari, jo 300 mijë vende pune e shëndetësi falas. Zgjidhje realiste për problemet e përditshme të shqiptarëve dhe një ekip të besueshëm që garanton ekzekutimin, zbatimin e këtij programi. Kjo është detyra jonë, është detyrë e shqiptarëve në atë moment. Por në momentin që Partia Demokratike e Shqipërisë, me aleatët e vet, me aleancën e vet e realizon këtë detyrë, shpalos një program, shpalos një ekip të besueshëm, është detyrë e shqiptarëve të zgjedhin një ekip të besueshëm, një program të besueshëm, ose me ndejt me Edi Ramën, me Sali Berishën, me Ilir Metën.

Programi që po hartojmë do të fokusohet pikërisht tek këto tre çështje kryesore. Tek pabarazia e madhe sociale. Do të ketë një agjendë sociale, se një vend nuk mund të eci përpara ku nga njëra anë ndërtohen mes Tiranës apo në bregdet apartamente me 3 mijë, 4 mijë apo 5 mijë euro metri katror dhe 80% e pensionistëve nuk mbyllin dot javën e parë me pensionin, nuk shkon kjo. Pra, në qoftë se ne arrijmë përmes politikave tona ekonomike duke nxitur përshembu riindustrializimin e vendit, në veçanti inovacionin, teknologjinë që kërkon një investim të madh nga ana e qeverisë në arsimin profesional. Duke i dhënë mbështetje bujqësinë shqiptare të paktën sa merr bujku kosovar dhe duke e lidhur me potencialin e jashtëzakonshëm të turizmit shqiptar, që vetëm nuk është gërvishtur akoma. Pra duke pasur një program i cili në thelb arrin dy gjëra, politikisht t’ua kthejë institucionet shqiptarëve përmes një politike me fytyrë njerëzore që nuk i konsideron institucionet si pronën e vet. Dhe t’i bëjë këto institucione të punojnë nën ligj për qytetarët shqiptarë duke mundësuar një zhvillim ekonomik, që ta sjelli qytetarin shqiptar të paktën në një afat 2-4 vjeçar, në parametrat e qytetarit të Kosovës. Në qoftë se arrijmë të ardhura për frymë 800, 1000, 1200 euro, të rinjtë shqiptarë s’kanë pse ta braktisin vendin. Këto janë idetë, këto janë ofertat, ky është programi për të cilin po flas. Është e domosdoshme që kjo të ndodh, ndërkohë që mbështesim SPAK-un t’i jap fund kësaj kultura 34 vjeçare që nuk ofron asnjë zgjidhje, por shkakton probleme përmes korrupsionit dhe që ka arritur kulmin e gangrenës me kryeministrin aktual.”

Artikulli paraprak“Me partnerët strategjikë na bashkojnë objektivat”, Basha: Me Ilir Metën, njësoj me Edi Ramën dhe me faktorët e tjerë politik, na ndan qëndrimi ndaj së ardhmes së Shqipërisë
Artikulli tjetërNuk flini gjumë mjaftueshëm? Studim: Pagjumësia sjell rritjen e rasteve të sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike