Basha për protestën: Qytetarët çajnë rrethimin, terr mediatik nga mediat e kapura nga Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar dhunën e ushtruar nga Policia Bashkiake e Tiranës ndaj protestuesve të shoqërisë civile.
Në një status në Facebook, Basha ka dënuar edhe mospasqyrimin nga televizionet të protestës së aktivistëve që kundërshtojnë punimet brenda parkut të liqenit.
“Protestë në Parkun e Liqenit. Protestuesit kanë çarë gardhin. Dhunë shtazarake mbi protestuesit. Terr mediatik, asnjë fjalë për protestën. Asnjë foto nga protesta. Oligarkia i ka zënë për fyti apo jua ka zënë fytin…”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.
Pak më parë, protestuesit hoqen rrethimin ku po kryhen punimet për ndërtimin e këndit të lojrave brenda parkut të liqenit të Tiranës dhe u përleshën me policinë.

Artikulli paraprakAmbientalistët: Të ndalohet kategorikisht ndërtimi
Artikulli tjetërKavaja në këmbë, kundër oligarkisë së krimit dhe korrupsionit