Basha në Top Story: Është një grusht njerëzish që kur vjen puna për Reforma të nevojshme për njerëzit, i sakrifikojnë. I tillë është dhe ai i Reformës Zgjedhore

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë intervistës së tij në “Top Story” në Top Channel u shpreh se “është një grusht njerëzish që kur vjen puna për Reforma të nevojshme për njerëzit, i sakrifikojnë. I tillë është dhe ai i reformës zgjedhore”.

“Faktet tregojnë se PD është e vetmja palë e angazhuar në Komision, qëndron pjesërisht fakti që nuk ka funksionuar për shkak të palës tjetër, por vetë PD ka dy momente kyçe që ka depozituar në dhjetor të 2023 dhe nëntor të 2024, dy drafte që trajtojnë dy problematika.” – u shpreh Basha.

Më poshtë pjesë nga intervista e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Unë personalisht nuk kam bërë përpjekje për të qenë në këtë lojë. Unë kam refuzuar me vetëdije të jem pjesë e kësaj loje. Ka një lojë të nëndheshme e cila në këto 34 vite ka marr formën e ‘mishin ta hanë, por kockën ta ruajnë’, të një kaste politike e cila është prodhim në Shqipëri dhe disa vendeve të tjera.

Është një grusht njerëzish të cilët edhe kur vjen puna për Reforma të nevojshme për njerëzit, i sakrifikojnë. Komisioni i Reformës Zgjedhore është një institucion, por sot ka rënë dhe është zëvendësuar në një qyp.

Ka një komision të ligjeve, dhe këta thanë do krijojnë as një nënkomision jo, por një grup pune.

Faktet tregojnë se PD është e vetmja palë e angazhuar në Komision, qëndron pjesërisht fakti që nuk ka funksionuar për shkak të palës tjetër, por vetë PD ka dy momente kyçe që ka depozituar në dhjetor të 2023 dhe nëntor të 2024, dy drafte që trajtojnë dy problematika.

Ishte kërkesa jonë që u keqpërdor nga Rama kur bëri sikur hapi listat, por në fakt hoqi koalicionet. Fakti ky është, dhe Berisha dhe të tjerët kanë qenë në krahun tim. Pastaj çfarë thuhet pasi ka rrjedhur koha dhe ngjarje të tjera, kjo duhet gjykuar. Ne kemi kërkuar hapje listash që në 2020, dhe PS bëri sikur dhe vendosi herësin dhe hoqi koalicionet. U hapën pjesërisht dhe i kushtuan qytetarëve 85 mijë vota të pavlefshme.

Artikulli paraprakAgjenti i yllit të Interit qetëson tifozët: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit, respektojmë kontratën
Artikulli tjetërBasha: Shumica e shqiptarëve nuk do këtë qeveri, por e kupton se një pjesë e opozitës ka rënë në kurthin e interesave të ngushta