Basha në Report Tv: PS dhe Rithemelimi aleancë kundër SPAK! Vula e PD? Zero shanse të shkojë te Berisha, gjykata të zbatojë ligjin si duhet

Në një intervistë për emisionin “Studio Live”, kreu demokrat Lulzim Basha akuzoi Rithemelimin si aneks të PS, ndërsa amnistinë penale e quajti një mekanizëm që fal të korruptuarit.

U shpreh i bindur se ka zero shanse që vula e PD-së të shkojë te Berisha dhe bëri thirrje që gjykata të zbatojë ligjin si duhet.

“Sa i takon realiteteve të tjera, gjithë ky obsesioni dhe beteja. PD zyrtare është PD zyrtare dhe do mbetet PD. Nuk ka asnjë shans, zero shanse që ky realitet të ndryshojë me ligjin dhe ligjet aktuale në fuqi. Prandaj mos ti mbajmë njerëzit me shoresa të rreme, gjithmonë e më pak njerëz po i përtypin këto gënjeshtra me të cilat mundohen të mbajnë njerëzit lidhur pas tyre. PD këtu është dhe këtu do të jetë. Gjykata ka për detyrë të zbatojë ligjin. Ligji është i qartë, nuk është një situatë më dritëhije, është bardhë e zi. PD në kuptimin ligjor të fjalës ndodhet në zonën e bardhë dhe cdo pretendim për t’iu mbivendosur ndodhet në zonën e zezë me zero shanse për të triumfuar në një proces të rregullt ligjor.”

Artikulli paraprakBasha: Komunikoj çdo javë me përfaqësuesit amerikanë në Tiranë dhe interlokutorët në SHBA
Artikulli tjetërFlutura Açka: Bashkëpunimi me Berishën, i pamundur