Basha në Kurbin: Nuk na rrëzojnë dot, do të ngrihemi edhe më të fortë

‘Falënderimi i parë i takon demokratëve të Kurbinit që na mirëpresin në shtëpinë e tyre, të Lezhës dhe Mirditës që na bashkohen. Kjo sallë është mbushur plot e përplot dhe prapë është e vogël për guximin dhe kurajën e demokratëve të Kurbinit, Lezhës. Ndodhemi në një situatë ku askush nuk e dëshironte. Detyra e demokratëve ka qenë të përballen me situata të tilla. Kemi pasur situata të vështira, disa edhe si rezultat i gabimeve tona, por demokratët i diferencon diçka , aftësia për të menduar me kokën e tyre dhe jo me kokën e idhullit të rremë. Aftësia për të folur të vërtetën siç është dhe aftësi për të marrë vendimi i japin demokratëve vlerat më të mëdha. Nuk na rrëzojnë dot do të ngrihemi edhe më të fortë. Ne jemi bashkë sepse kemi lindur si një familje politike me shpresën e shqiptarëve për ndryshim, ndaj jemi bashkë dhe kemi vazhduar në ditët e errëta ku prapambetjet e regjimit tentuan të kthejnë rrotën e historisë..

Artikulli paraprak“Ndal ose jashtë!” Basha: Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë
Artikulli tjetërInceneratorët, kreu PD Basha: Ajo që ka nisur me bishtin do përfundojë me kokën e qeverisë para drejtësisë