Basha në Elbasan për Ditën e Verës

Kryedemokrati Basha uroi dje nga Elbasani festën e Ditës së Verës. “Elbasani është zemra e traditës së mrekullueshme të Ditës së Verës. Sot jam shumë i lumtur që jam në mes qytetareve dhe qytetarëve të Elbasanit, por edhe shumë qytetarëve të tjerë të Shqipërisë që ndodhen këtu për të festuar Ditën e Verës. Nga zemra, i uroj çdo shqiptari e në veçanti elbasanllinjve: Gëzuar Ditën e Verës! Sjelltë shpresë për një të ardhme më të mirë për çdo shqiptare dhe çdo shqiptarë”, i pyetur nga mediat në lidhje me deklaratën e Ramës se çadra e lirisë po i shërben qarqeve të huaja, Basha tha: “Nuk do të merrem me komente broçkullash, se është Dita e Verës. Por dua t’iu uroj të gjithë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Verës! Dhe qoftë fillimi i punëve të mbara dhe mbarimi i punëve të nisura si rruga e “Elbasanit” dhe i punëve të tjera të mira, të shumta, që do të bëjmë së bashku për Shqipërinë dhe për gjithë shqiptarët”.

Artikulli paraprakEurodeputeti gjerman Veber: I shqetësuar për situatën në rajon
Artikulli tjetërKreu i PD me ambasadorët e BE: Optimizëm për kërkesat e opozitës