Basha: Mbështesim integritetin territorial të Kosovës

Kreu demokrat Luzim Basha ka folur për çeshtjen e kufirit të Kosovës gjatë një bashkëbisedimi me mediat.
Sovraniteti i Kosovës është në duart e popullit të Kosovës dhe ai është i sanksionuar nga paketa Ahtisari dhe është njohur nga 111 vende është njohur me kufinjtë përkatës
Si PD e mbështesim dialogun për të çuar në normalizimin e mardhënieve Prishtinë – Beograd drejt anëtaresimit të plotë të Kosovës në BE dhe në NATO.
Paketa Ahtisari nuk lë asnjë vend për mëdyshje ajo përcakton qartë.
Kjo paketë është themel i paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ne i qëndrojmë pranë çdo përpjekje për dialogun në Kosovë dhe duke mbeshtetur sovrantitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Basha foli fillimisht për situatën e rëndë në Shqipëri. Duke folur para gazetarëve, Basha tha se kryeministri Edi Rama është kokë e këmbë me krimin. Basha tha se Rama do të mbyllë çdo reagimnga media dhe shoqëria, por nga ana tjetër, ai siguroi se opozita do të bëjë çdo gjë që të mos ndodhë. Lideri i PD-së, nuk la pa përmendur edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, ku u sulmua ma kallashnikov shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala. Kreu i PD-së, e quajti si të turpshëm reagim e Prokurorisë së Përgjithshme.
“Po jetojmë në një krizë të gjithanshme, Krizë me sigurinë, krizë me ekonominë. Kjo verë ka qenë e skandaleve dhe akteve që tregojnë gjendjen ku ndodhet vendi. Së pari bashkëqeverisja e Ramës me krimin. Ku janë përfshirë jo vetëm Rama por edhe deputetë si rasti i Taulant Ballës dhe Qyrbja me Shullazin. Rama do të mbyllë çdo reagim nga shoqëria e nga media. Unë jam këtu për t’ju dhënë garanci se do të bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Kryesore mbetet shkëputja e qeverisë me krimin. Dhe që vendi mos bashke qeveriset me krimin është të mos kemi një kryeministër të lidhur me krimin. Krim i cili ka arrë dje një akt të papranueshëm. I turpshëm është reagimi i Prokurorisë e cila duhet të fillojë një hetim gjithëpërfshirës. Kriminal ishte reagimi i policisë që u mjaftua vetëm me një njoftim të shkurtër vetëm me iniciale”, tha Basha.

Artikulli paraprakBasha paralajmëron Ramën për një reagim të paparashikueshëm për Teatrin nëse rikthen ligjin
Artikulli tjetër10 gjëra që duhet t’i dini për vitaminat