Basha: Listat e hapura, barazia e votës, votimi dhe numërimi elektronik, vota e diasporës, janë propozimet e PD për rregullimin e fijeve të këputura të demokracisë

Në Kombinat kreu demokrat, Lulzim Basha, foli edhe për prioritetet e Partisë Demokratike, duke e nisur nga një PD për një fytyrë të re politike dhe duke vijuar me listat e hapura, barazia e votës, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e diasporës.

“Qëllimi i dytë i PD për një fytyrë të re politike, ka të bëjë me fijet e këputura të demokracisë. Dhe një nga arsyet kryesore është mosfunksionimi i rregullave zgjedhore. Në 3 palë zgjedhje Partia Socialiste qeverisë vendin, kurrë nuk ka pasur 50% të votave apo më shumë. Por gjithmonë ka pasur mandate më shumë se 50% në parlament, kjo për arsyen e thjesht se sistemi ynë zgjedhor është manipuluar në forma dhe mënyra të ndryshme. Padyshim vetëm rregullat e lojës nuk mjaftojnë për t’i bënë fre epsheve manipulative të kësaj qeverie. Por pa rregulla loje mund të themi që gjithçka nis me një mosbesim të thellë të qytetarëve që vihet re qartë edhe nga mospjesmarrja në veçanti e rinisë në proceset zgjedhore. Ndaj për njerëzit kemi çuar në parlament paketën tonë për reformën zgjedhore. Listat e hapura që do të mundësojnë se kush e ka vendin në parlament. Dhe kjo do të mundësojë që ata që shkojnë në parlament ,me votën e qytetarëve, të jenë të vetëdijshëm se kujt duhet t’i shërbejnë. Së dyti votimi dhe numërimi elektronik, i provuar tashmë në 4 palë zgjedhje si efektiv, i drejt dhe i pamanipuluar, ndryshe nga përvojat që çdo parti kanë me votimin konvencional. Së treti barazia e votës për të cilën PD propozon Shqipëria një zonë elektorale. Më pas kjo i hap rrugën objektivit tonë të katërt por jo nga rëndësia, që është gjysma e Shqipërisë që nuk jetojnë këtu por kontribuojnë në këtë vend, po kështu efektivisht të kenë mundësi të thonë fjalën e tyre, të japin votën e tyre, t’iu numërohet vota e tyre, t’iu dëgjohet zëri i tyre në përbërjen e parlamentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.”

Artikulli paraprakBasha: Angazhimi ynë për një kulturë të re politike fillon me fundin e pandëshkueshmërisë dhe nga kjo buron edhe dhënia pa asnjë kusht mbështetje politike për SPAK
Artikulli tjetërMpirja e duarve, zbuloni shkaqet pse ndodh dhe arsyet që duhet të filloni të shqetësoheni për shëndetin tuaj