Basha i pëgjigjet Ramës: Koha jote ka mbaruar, s’ke vend në qeveri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan në një mesazh në “Twitter” se nëse fiton zgjedhjet më 25 prill, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë pjesë e qeverisjes së tij.

Basha thekson prerë se më 25 prill shqiptarët do të votojnë Partinë Demokratike për të larguar Edi Ramën.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërBasha me zv.Presidentin e Komisionit Europian: Brenda 100 ditëve të para hapim negociatat për anëtarësim në BE