Basha flet për Planin e Rimëkëmbjes: 5 hapa kundër krizës!

1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke: a) Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë. b) Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID. c) Sigurimin e paisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore. d) Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.
 
2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke: a) Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore. b) Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës. c) Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.
 
3. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore: a) Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh. b) Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj. c) Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike. d) Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj. 4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
 
5. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj: a) Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës. b) Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.
 
 
 
You sent

47 minuta më parë

Plani me 5 pika, çek 1000 € për biznesin e vogël, 20 mijë lek/muaj shtesë të gjithë pensionistëve.
Artikulli paraprakBasha: Paratë e inceneratorëve do të gjurmohen kudo që kanë shkuar dhe do t’u kthehen shqiptarëve!
Artikulli tjetërE vërteta e inceneratorëve/ Jorida Tabaku nxjerr faktet: Shqiptarët do të paguajnë 400 milionë euro!