Basha: Edi Rama mishërimi i çdo të keqeje që ka prodhuar politika në 30 vjet

Politika shqiptare ka patur mjaft arritje këto tre dekada, por ajo ka patur edhe dështime spektakolare. Ajo ka prodhuar edhe mjaft të këqija. Ka shumë nga ata që i kanë bërë keq këtij vendi. Historia nuk do t’ua heqë as përgjegjësitë, as meritat askujt.

Por në të gjithë këtë mori dështimesh e politikanësh të këqij, Edi Rama është monumenti më i lartë, mishërimi i çdo të keqeje që politika dhe shoqëria jonë ka prodhuar këto tre dekada.

Pakkujt i është dhënë aq besim politik sa iu dha Edi Ramës dhe askush nuk e ka shpërdoruar atë aq mizorisht, aq mjerisht sa ai, pa i sjellë vendit asgjë të mire, duke i sjellë vendit vetëm shkatërrim dhe mjerim.

Shpesh, ne e shohim të keqen vetëm kur ajo bëhet mal dhe pastaj kërkojmë ta mposhtim atë përnjëherë. Por e keqja mposhtet me bashkim dhe qëndresë. Ajo luftohet më këmbëngulje. Luftohet me kurajë. Largohet përditë.

Këtë ka bërë Partia Demorkatike dhe unë, personalisht, ccdo ditë, për gjashtë vjet rresht.

Sot largimin e Edi Ramës e duan edhe shumë nga ata, që për vite kontribuan verbërisht për fuqizimin e tij, për kapjen prej tij të ccdo pushteti, duke i besuar fjalëve, duke injoruar veprat, duke ngatëruar çitjanet e kuqe me ngjyrën e flamurit, duke ngatërruar batutat me ligjet dhe duke ngatërruar kolltuqet me punën dhe kontributin.

Në vitin 2013, Edi Rama gëzoi një mbështetje të madhe, me të cilën mund të bëheshin shumë punë të mëdha, por ai e përdori të gjithë mbështetjen popullore dhe pushtetin vetëm për punë të këqija.

Shpërdoroi besimin.

Shpërdoroi endrrat e shqiptarëve.

Tradhtoi të ardhmen e tyre.

Shumë nuk e panë që në fillim, por Rama ishte i kapur nga krimi dhe interesat grabitqare që ditën që erdhi në pushtet.

Krimi financoi gjithë opozitën e tij.

Krimi u mobilizua për të marrë votat për ta sjellë në pushtet.

Dhe krimi u shpërblye nga qeverisja që buroi prej tij.

Artikulli paraprakBasha: Rama një zombie politik. 30 Qershori hapi fatal politik që çon drejt rrëzimit regjimin e Ramës
Artikulli tjetërNë prag të 30 qershorit, Basha zbulon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, etjen për pushtet dhe…