Basha citon eurodeputetin McAllister: Dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut, dritë jeshile të kushtëzuar për Shqipërinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke cituar eurodeputetin David McAllister, shkruan se, “hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë”.

Postimi i kryetarit Basha

Hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë.

Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE.

Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Artikulli paraprakBurri i zv.ministres kërcënon pas shkarkimit: Treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai!
Artikulli tjetërDhurata Çupi denoncon aferën e rradhës: Pasuria natyrore në Mat po tentohet t’i jepet me PPP njerëzve të afërt të pushtetit