Basha: Bild zbuloi përfshirjen e Ramës në vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, Spiropali pjesë e dosjes së Xibrakës

Menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë që caktoi datën 25 maj si ditën e zhvillimit të protestës së 6 kombëtare, kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha ka folur edhe për shkrimin e gazetës së madhe gjermane “Bild: që faktoi lidhen e Edi Ramës me manipulimin e zgjedhjeve në Dibër përpara se të bashkohej me krimin për të vjedhur zgjedhjet e vitit 2017

“Pas asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, sot e gjithë Shqipoëria ka kuptuar se ku fshihet makthi i Ramës në dosjet hetimore ku është i përsfshirë në dosjet hetimore në bashkëpunim me krimin për të vedhur zgjedhjet në Dibër dhe më pas zgjedhjet e vitit 2017

Sot Bild ka bërë një panoramë tronditës si një qeveria sillet si bandë si gangstere që e përdor gazetari por ka zbukuar edhe diçka që në dosjen 184 figuron vetë Edi Rama duke u siguruar që manipulimi i vjedhjes së votave është pikërisht siç do ai”.

Elisa Spiropali pjesë e dosjes së Xibrakës

Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike i ka dhënë edhe një përgjigje deputeteve të PS-së si Gjylameti dhe Spiropali që thanë se gazeta Bild merret me mashtrimet e Opozitës

“Zonja Spiropali është pjesë e dosjes së Xibrakës. Këta nuk kanë asnjë besueshmëri. Përveç Gjylametit të shkretës që e kanë caktuar për të mbrojtur shefin e saj. Parlamenti është produkt i votës së diktuar nga krimit. Jemi në kushtet e grushtit të shtetit”, tha Basha.

 

Artikulli paraprakStrasburgu dënon psikopatin për Becchettin, do pagujmë edhe 110 milionë euro të tjera taksa
Artikulli tjetërBrenda nëntorit do të paguani edhe për rrugën Tiranë-Durrës