Basha: Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përcjellë sot një mesazh tjetër të fortë në vjim të protestës kombëtare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme.
Basha shkruan në rrjetin social se, “Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!
Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit!”

1 26

2 23

3 16

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërRama nis sulmin ndaj protestuesve, policë me maska ushtrojnë terror në mesnatë në dhjetëra familje