Basha: 3 deri 5 miliardë euro po pastrohen nga Rama dhe njerëzit e tij me kullat në qendër të Tiranës

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinjtë me rastin e 2 Korrikut 1990, ditën që qytetarët e Tiranës hynë në ambasada duke parlajmëruar fundin e regjimit dictatorial. Gjatë takimit Basha u ndal gjerësisht në arsyet që sollën shtyrjen pa afat të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.
Basha tha se në Shqipëri kanceri i komunizmit është zëvendësuar me kancerin e krimit, që është vegla që mban në pushtet Edi Ramën.
“Si mund të hapen negociatat me dy ministra të përfshirë në trafikun e drogës, me një kryeministër të lidhur me Drogën dhe me një kupolë policie të lidhur me trafikun e drogës.
Sot po merren me pastrimin e parave. Të ardhurat e drogës janë nga 3 deri në 5 miliard euro dhe këto para po pastrohen nga Rama dhe njerëzit e tij nëpërmjet kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës.
Krimi dhe droga kanë shkatërruar tregun, konkurencën dhe kanë izoluar Shqipërinë nga pjesa tjetër e Europës.
Aspiratat e të rinjve shqiptarë janë vite drite nga ato që ofron sot Shqipëria. Sistemi kriminal shpërblen gjakatarin, të fortin, banditin dhe lë pas njerëzit me aftësi.
Në 2010 ne hoqëm vizat sepse kaluam disa provime të vështira. Ishin 120 detyra të cilat u kontrolluan një për një dhe ne i kryem ato detyra duke përfituar heqjen e vizave”, tha Basha

Basha tha se, nuk mund të ketë hapje negociatash për vendin tonë, pa u larguar kjo qeveri më parë.
‘Më vjen shumë keq që edhe sot ka patur investim donkishotesk, nga ndonjë i huaj, që është bërë vegël e Ramës. Problemi në Shqipëri është krimi dhe ekonomia. Këto janë problemet e Shqipërisë, të tjerat janë për të bërë alibitë e Edi ramës. Nëse kemi ministra të lidhur me krimin, nëse kemi një kryeministër që bën lidhje për të grabitur teatrin, të pastrojë lekët e drogës, një drejtësi që nuk ndëshkon kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin por bëhet palë me ta. E dëgjuat se çfarë bën sot me vëllain e Xhafës, dy muaj ja lanë italianëve, kur ata nuk e morën përsipër ua çuan anglezëve.
Nuk ka vlonjate që se di që Geroni bën trafik droge. Këta duan ta mbrojnë që të mbajnë Xhafën. Për Xhafën, Ballën, Tahirin, balilin për këta punojnë këta. PD nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe drogës. PD e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, duke para të vërtetën në sy. Por nuk mjaftoi kërkesa jonë dhe aspirata e shqiptarëve, pasi asnjë vendi nuk i janë hapur negociatat në kushtet që është Shqipëria. Hapja e negociatave do të vijë duke larguar këtë qeveri të krimit jo duke u bashkëpunuar dhe mbrojtur Ramën’, deklaroi Basha.

Artikulli paraprakNis terrori për 10 mijë bizeset e vogla, 9 ditë afat për të paguar TVSH-në, FMN kundër
Artikulli tjetërBasha thirrje qytetarëve: Ngrihuni bashkë me artistët për të mbrojtur Teatrin