“Bardhi po përdoret nga…”, Artur Zheji: Disa aty po presin momentin të hyjnë në lojë

Për analistin, Artur Zheji, formacioni që drejtohet nga Gazment Bardhi është një grup pa kokë. Gjatë diskutimit në “Real Story”, Zheji u shpreh se Bardhi po përdoret nga të tjerët duke shtuar se ato po presin momentin për të hyrë në lojë.

“Këta janë një grup pa kokë, me një kokë false, që është Bardhi. Bardhi është një kokë, që ekspozohet, është pasionant dhe ambicioz dhe këta me të mençurit rrinë në skalionin e dytë, dhe po presin që të hajë kokën Bardhi dhe pastaj të hyjnë në lojë. “, tha ai.

Ai shtoi se Gazment Bardhi po përdoret nga të tjerët brenda PD-së.

“Dinakëri shumë e madhe, Bardhi përdoret, është si ai demi, që këta me një shami të kuqe e çojnë nga të duan. Për mua, është i përdorur”, tha ai.

Artikulli paraprakPunët me rritjen më të shpejtë në Europë në vitin 2024
Artikulli tjetërKaramuço: Një ish-politikan kaloi në depresion pasi humbi paratë në bursën e Qipros