Banorët protestojnë për autostradën e re Thumanë-Kashar

Kanë protestuar banorët e fshatrave Bilaj dhe Murq lidhur me punimet që po bëhen për autostradën e re Thumanë-Kashar, që ka bllokuar rrugët e fshatrave ku kalojnë çdo ditë.

Shqetësimi i tyre nuk është dëgjuar pasi qeveria është e vendosur ta çojë deri në fund projektin pa zgjidhje për qytetarët.

Pjesa më e madhe e mediave vazhdojnë të mos e pasqyrojnë protestën dhe opozita kyç gojën për këtë shkelje të madhe të qeverisë!

Askush prej qytetarëve nuk është kundër ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar, por sipas tyre firma ka devijuar duke bllokuar rrugët 300 vjeçare të fshatrave prej rreth 2500 banorësh.

Banorët kërkojnë një nënkalim në mënyrë që jetesa e tyre të mos vështirësohet e kostot e tyre të mos shtohen, si dhe sistemim nga firma të rrugëve që kanë shkatërruar dhe kompensim për dëmin në zonë.

Por, duket se krimi me këtë vepër do të vazhdojë pavarësisht thirrjeve e protestave, ndërsa opozita do të mbyllë gojën bashkë me shumicën e mediave të shitura!

Artikulli paraprakPunoni katër ditë, por paguheni me pagë të plotë! Ky vend i BE-së nis aplikimin e projektit, por si do të funksionojë
Artikulli tjetërLargimi i të rinjve, jo vetëm problem social dhe ekonomik! Si fenomeni i emigrimit po përkeqëson demokracinë në vend