Avokati thirrje Prokurorisë: Lëshoni djemtë e arrestuar për politikë, nisni hetimin për projektin e Unazës së Re

Një nga protestuesit dhe përfaqësuesi i banorëve tek Unaza e Re, avokati Artan Manushaqe, ka bërë dy thirrje sot nga Unaza e Re; një për kryeministrin dhe një për kryeprokuren Arta Marku.
“Edi Rama ka cenuar sigurinë e banesës dhe të pronës në mënyrë të drejtpëdrejtë. Turp i qeverisë dhe i Edi Ramës. Mesazhi tjetër është për Prokurorinë: Lëshoni djemtë e arrestuar për politikë dhe nisni hetimin për projektin e Unazës së Re. Nisni hetimin e aferës korruptive të projektit te Unaza e Re, që fsheh grabitjen dhe synimin për dëbimin e shqiptarëve. Nuk të lejojmë Edi Rama, ne nuk do të largohemi nga Shqipëria“, u shpreh avokati Manushaqe.

u1

Artikulli paraprakDeputeti i PD: Qeveria përpjekje mjerane për t’i përçarë protestuesit, shumë shpejt edhe njerëz të tjerë në mbështetje
Artikulli tjetër43 miliardë lekë paradhënie nga xhepat e shqiptarëve për koncesionet e plehrave