Avokati i Popullit: Po ndjekim në terren situatën tek Bregu i Lumit

Avokati i Popullit njoftoi sot se prej ditës së djeshme, ky institucion po ndjek me kujdes situatën e konfrontimit mes një numri banorësh pronat e të cilëve preken nga një projekt infrastrukturor në zonën e Bregut të Lumit.

Prej orës 12.30 të ditës së djeshme ndihmëskomisionerët e Seksionit të Administratës Arben Gjoleka dhe Erind Pirani kanë marrë kontakt me banorët dhe kanë nisur procedurat e verifikimit të situatës së terrenit.

Ditën e sotme një ekip i zgjeruar i Avokatit të Popullit i përbërë nga Komisioneret Erjona Canaj, Ermonela Ruspi dhe disa ndihmëskomisionerë ndodhen në vendin e ngjarjes. Komunikime të tjera në vijim…”, përfundon deklarata.

auto gazi33331554800041

Artikulli paraprakMesazhi i fortë i Italisë për Ramën: Tërhiqu, përgjigju opozitës për blerjen e votave
Artikulli tjetërBushati do të braktisë PS për të drejtuar “Vetëvendosjen” në Shqipëri