Asnjë ngegociatë me Rithemelimin/ Reagon ashpër ambasada e SHBA për protestën e sotme: Në demokraci nuk ka vend dhuna!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar ashpër për protestën që mbajti sot Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë së Tiranës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada thekson se dënon përplasjet, ndërsa shton se në demokraci nuk ka vend dhuna.

REAGIMI

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

Artikulli paraprakPD, Gjergj Hani: Spaçi, muze i gjallë i kujtesës historike. Detyrim për t’u njohur me të shkuarën
Artikulli tjetërSulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të