Artur Zheji: SPAK do t’i rezervojë gjëra të çuditshme popullit shqiptar

Analisti Artur Zheji e vlerësoi në emisionin “Të Paekspozuarit”, aksionin e SPAK për të arrestuar grupin kriminal, mes të cilëve edhe ish-nëndrejtorin e policisë, Erzen Breçani. Ai u shpreh se kjo tregon që drejtësia e re ka korrur sukses.

“SPAK po hap kutinë e Pandorës. Kemi patur të drejtë që kemi qenë skeptikë për SPAK-un, por paskemi patur të drejtë që të jemi besimplotë që SPAK do t’i rezervojë gjëra të çuditshme popullit shqiptar. Pra këtu unë nuk shoh ndonjë shenjë regjie.

Mendoj se është sukses i madh i drejtësisë shqiptare dhe asaj amerikane, i BKH-së që drejtohet nga amerikanët, të cilët nuk kanë dekonspiruar operacionet, sepse shpeshherë kanë ardhur informacione, por aksionet janë dekonspiruar.

E treta, mua më duket skandaloze kjo që po them, por ne jemi një popull i talentuar në shumë fusha dhe gjithë ky gjenialiteti kriminal, po të vihej në një treg dhe punë tjetër do të prodhonte jo vrasje, jo trafik droge, por një hop industrial, një zhvillim. Janë talente të orientuara keq nga fatet e jetës.

Sa i përket Breçanit më habit, sepse ka qenë një oficer policie shumë i respektueshëm dhe nuk e di nëse është e vërtetë ajo që ka thënë sot në gjyq se po paguan për djalin”- u shpreh Zheji.

Artikulli paraprak“Të investohet brenda zonave të mbrojtura” -12 deputetë të PS kërkojnë ndryshime ligjore: Të mos ndalohet çdo projekt!
Artikulli tjetërLimonat jeshil e mandarinat, lëngu magjik për imunitetin tonë