Arsenal e Chelsea në garë për Calhanoglu

Emër i ri në listën e Lazios për merkaton e verës. Ditët e fundit në mediat italiane përflitet për një interesim të bardhekaltërve në drejtim të Hakan Calhanoglu, i cili aktivizohet me Bayer Leverkusen. Lojtari turk pëlqehet shumë nga drejtuesit e Lazios, por ekipi italian nuk është i vetmi që kërkon 23-vjeçarin. Calhanoglu pëlqehet edhe nga Arsenal e Chelsea, teksa Leverkusen nuk e shet për më pak se 20 milionë euro lojtarin.

Artikulli paraprakBuffon: Më 2018 tërhiqem, por…
Artikulli tjetërMerkato, lëvizjet e fundit në Bundesligë