Arrestohet në Turqi “koka” e kartelit të drogës, Dritan Rexhepi! Si u kap kreu i “Kompania Bello” brenda vilës në Stamboll

Dritan Rexhepi ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe shqiptare për vepra të ndryshme penale, nga vrasje, trafik droge dhe rrëmbime.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur policia turke i rrethon vilën në Stamboll dhe e shtrin përtokë.

Në një postim ministri Yerlikaya shkroi: “Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”.

“Dritan REXHEPI, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës me emrin “Kompania Bello”, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, është shpallur NJOFTIM KUQ nga autoritetet gjyqësore italiane dhe shqiptare për krimet e “Vrasjes me dashje, drogës, rrëmbimit/privimit të lirisë, falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, trafik armësh dhe municionit”, shkruan ai.

Artikulli paraprakParalajmëron Banka e Shqipërisë: Rreziqet e inflacionit janë në rritje
Artikulli tjetërVideo/ Dashnor Sula i sulet edhe kolegëve deputetë demokratë, Kreshnik Çollaku: Trego mesazhet me Ramën!