Arrestohet menaxheri i fushatës së Trump për sulm ndaj reporteres

Arrestohet  menaxheri i fushatës elektorale të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.
Corey Lewandowski akuzohet se ka sulmuar fizikisht ish-reporteren, Mishel Filds.
Bëhet fjalë për një tubim politik të datës 8 mars, ndërsa gazetarja ka bërë padi në polici me 11 mars.
Filds ka dëshmuar në polici se është kapur me forcë për krahu nga Lewandowski i cili dhe e ka shtyrë në momentin që reporterja kërkoi t’i bënte një pyetje, Donald Trampit.
Policia në Florida ka publikuar dhe videon me pamjet e sulmit të pretenduar, ndërsa vetë gazetarja ka publikuar një foto me shenja të nxirash në krah si pasojë e kapjes me forcë nga Corey Lewandowski.
Tramp ka dërguar një deklaratë mbështetjeje për menaxherin e tij të fushatës menjëherë pas arrestimit.
“Zoti. Lewandowski është absolutisht i pafajshëm për këtë akuzë, do të lirohet”.
Lewandowski do të dalë para gjykatës më 4 maj.

Artikulli paraprakGjyqi ndaj gazetarëve, Erdogan kundër diplomatëve
Artikulli tjetër“Euro 2016”, Presidenti Hollande: 3.000 persona ekstra për sigurinë