Arrat, vetitë që ju mbrojnë nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

Një grusht arra në ditë mund të parandalojë sëmundjet e zemrës dhe kancerin e zorrës së trashë, sugjeron një studim i ri. Konsumimi i 1/3 e kupës me arra për 5 javë ul në mënyrë të konsiderueshme prodhimin e tepërt të acideve të biles, si dhe ul nivelet e kolesterolit të “keq” LDL.
Sipas shkencëtarëve, përmbajtja e lartë në fibra e arrave nxit rritjen e bakterit të mirë në zorrë, duke mbrojtur kështu shëndetin e zemrës dhe zorrës. Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se pavarësisht se arrat janë të larta në kalori, vetëm 80% e tyre absorbohen, ndërkohë që bakteri i zorrës përdor 20% e mbetur. Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke shkaktuar 1 në 4 viktima.
Arrat janë të pasura me lëndë ushqyese të tila si: omega¬3; omega¬6; magnez; vitaminë 6, mangan, baker, zink, fosfor, hekur etj. Por si e mbrojnë arrat zemrën? Një studim i Dr. Penny Kris Etherton shpjegon se konsumimi i vetëm një grush arrave pesë herë në javë, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 40%. Studimi kishte gjetur se personat që konsumojnë arra në mënyrë të rregullt, përmirësojnë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak dhe i bëjnë më fleksibile enët e gjakut të cilat ndiihmojnë në qarkullimin e gjakut pa probleme.
Hulumtimi kishte vëzhguar 15 njerëz me nivel te larte të kolesterolit të cilët kishin pasur për detyrë të konsumojnë nga 7 arra, 5 herë në javë.
Rezultatet e hulumtimit treguan se ndikimi i parë në organizëm kishte ardhur pas vetë 4 ore nga konsumimi i tyre, ku ishte vërejtur përmirësim i fleksibilitetit të enëve të gjakut. Ndërsa ndikimi në uljen e nivelit të kolesterolit ishte vërejtur në periudha më afatëgjata.
Autori i studimit shton se duke konsumuar vetëm 35 arra në javë, ju do të jeni në gjendje të ulni nivelin e kolesterolit në gjak dhe të reduktoni mundësinë për tu prekur nga sulmi në zemër në të ardhmen.

Artikulli paraprak5 ushqimet verore që ulin tensionin e lartë të gjakut
Artikulli tjetërA ka sovranitet në këtë Shtet!