Armando Broja mungon në listën e Shqipërisë, por kthehet kundër Manchester City

Armando Broja i mungon listës së Shqipërisë për dy ndeshjet e fundit kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Megjithatë sulmuesi shqiptar do të kthehet në stol te Chelsea në përballjen e pas dy ditëve, atë kundër Manchester City.

Në listën e lojtarëve të dëmtuar që Chelsea ka publikuar për ndeshjen e radhës nuk ishte emri i Brojës, duke konfirmuar praninë e tij ndaj “qytetarëve”.

Duke parë rastin e fundit kur Armando erdhi në grumbullim, nuk luajti dhe u rikthye i lënduar te Chelsea, Silvinjo ka vendosur që të mos i hap probleme lojtarit te londinezët.

Artikulli paraprakNga Listat e Hapura te vota e diasporës, konkluzionet e PD për reformën zgjedhore
Artikulli tjetërPresidenti italian, Mattarella: E vetmja zgjidhje në Lindjen e Mesme është ajo me dy shtete