Arbër Zaimi: Amendamenti i Bashës për të ndihmuar ushtrinë e Kosovës një test për politikën shqiptare!

Keshilltari politik i Albin Kurtit, Arbër Zaimi ka reaguar pas paraqitjes së amendamentit të kreut të PD, Lulzim Basha, për të ndihmuar ushtrinë e Kosovës.
Ai e vlerëson këtë kërkesë të konkretizuar sot në Kuvend nga kryetari i PDd, si mundësi bashkimi dhe një test kombëtarë për politikën shqiptare në këto kohë të rrezikshme gjeopolitike.

Reagimi i plotë:

Është e qartë se politika parlamentare në Shqipëri prej kohësh ka polarizim ekstrem. Fatkeqësisht ky polarizim është tejkaluar rrallë, vetëm kur ka patur presion ndërkombëtar, gjë që nuk ka rezultuar gjithmonë pozitive për të gjitha palët vendase.

Por palët do të duhet hera herës të bëhen bashkë – përtej urrejtjes që kanë për njëri-tjetrin e pavarësisht asaj – edhe për interesin kombëtar, gjë që do t’ua rriste hapësirën e veprimit dhe sovranitetin.

Një rast shumë i mirë për t’u bërë bashkë, është propozimi i Lulzim Bashës për t’i ndarë nga buxheti i Shqipërisë 50 milion euro për të financuar mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.

Natyrisht kjo kërkon mbështetje edhe të mazhorancës, edhe të pjesëve të tjera të opozitës.

Nëse kjo miratohet, do të jetë veprimi më strategjik që politika shqiptare mund të marrë në vitin 2024.

Artikulli paraprakKërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak, dështon sërish seanca ndaj Fredi Belerit
Artikulli tjetërAfera ‘Partizani’/ SPAK merr në pyetje nesër Sali Berishën, më 25 janar dhëndrin Malltezi