Anëtarësia e PD në Skrapar po voton listën e kandidatëve për deputetë, Spaho: Proces që garanton fitoren më 25 prill

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, i cili po ndjek votimin e anëtarësisë së PD-së në Skrapar, shprehet se, ky proces do të garantojë fitoren e zgjedhjeve më 25 prill.

“Demokratët e Degës së PD në Skrapar po votojnë sipas parimit “një anëtar – një votë” për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, që do të konkurrojnë për Kuvendin e Shqipërisë, pushtetin vendor dhe funksione të tjera të rëndësishme.

Ky proces, i cili zhvillohet për herë të parë nga një parti politike në Shqipëri, i kalon anëtarësisë së Partisë, pushtetin vendimarrës për përzgjedhjen e kandidaturave.

Procesi, jo vetëm që do të rrisë cilësinë e të zgjedhurve që do të konkurojnë për PD-në, por do të garantojë fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit si dhe qeverisjen nga PD-ja në interes të qytetarëve”, u shpreh Spaho.

Procesi i votimit nisi në qarkun e Kukësit, ndërsa qarku i fundit ku do të votohet do të jetë ai i Tiranës më 10 tetor.

Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.

4 17

Artikulli paraprakZhupa publikon videon: Historia që zbulon fytyrën e vërtetë të pushtetit
Artikulli tjetërTë harruar dhe në mjerim 10 muaj pas tërmetit/ Fran Krosi: Jena në gradë të fundit! Veç të më bëjnë shtëpinë…