Analisti, Lapardhaja: Protesta kundër SPAK, precedent i rrezikshëm. I hap rrugë Edi Ramës të bëjë të njëjtën gjë

Për analistin Namir Lapardhaja, protesta kundër SPAK-ut për të mbrojtur Sali Berishën, është një precedent i rrezikshëm, që mund të shtyjë nesër Ramën, Veliajn, Metën apo Kryemadhin, të bëjnë të njëjtën gjë.

Për Lapardhanë, beteja kundër drejtësisë nuk është e njerëzve të ndershëm dhe të lirë, por e të korruptuarëve dhe e pengjeve të zullumeve të tyre.

“Precedenti i të protestuarit për të mbrojtur të korruptuarit, është një ogur i keq për Shqipërinë. Precedenti i përballjes së dinosaurëve të korrupsionit 30-vjeçar me drejtësinë, është një lajm i mirë për Shqipërinë. Nëse prokurorët dhe gjykatësit nuk shantazhohen sot nga Berisha, nesër Veliajn, Metën dhe Ramën nuk do t’i kenë fare në konsideratë. Rruga është e hapur, precedentët e mirë do të shërbejnë për punë të mira, ashtu sikurse precedentët e këqij do t’i hapin rrugë shtimit të zullumit në të ardhmen.” – përfundon ai.

 

Më poshtë postimi i plotë i gazetarit Namir Lapardhaja:

Protesta kundër SPAK-ut për të mbrojtur Berishën, i hap rrugë që nesër të bëjnë të njëjtën gjë Veliaj, Rama, Meta, Kryemadhi, apo kushdo tjetër që ka disa vetë që e ndjekin nga prapa.

Lërini të korruptuarit të përballen vetë me drejtësinë.

Nëse marrin pafajësi, janë të nderuar, ndërsa, nëse dënohen, le të vuajnë për zullumet e tyre.

Por mos u bëni pjesë e këtij pisllëku të madh.

Nuk është betejë e njerëzve të ndershëm dhe të lirë, por e të korruptuarëve dhe pengjeve të zullumeve të tyre.

Nuk është betejë për demokraci, por për të mbajtur drejtësinë larg oborrit familjar.

Njerëzit e thjeshtë e bëjnë gjumin e qetë, këtyre ua kanë prishur gjumin mëkatet e mëdha 30-vjeçare.

Precedenti i të protestuarit për të mbrojtur të korruptuarit, është një ogur i keq për Shqipërinë.

Precedenti i përballjes së dinosaurëve të korrupsionit 30-vjeçar me drejtësinë, është një lajm i mirë për Shqipërinë.

Nëse prokurorët dhe gjykatësit nuk shantazhohen sot nga Berisha, nesër Veliajn, Metën dhe Ramën nuk do t’i kenë fare në konsideratë.

Rruga është e hapur, precedentët e mirë do të shërbejnë për punë të mira, ashtu sikurse precedentët e këqij do t’i hapin rrugë shtimit të zullumit në të ardhmen.

Artikulli paraprakPërmbysja me revolucion/ Gënjeshtra e Sali Berishës për vite me radhë
Artikulli tjetërSiguroi një mandat në parlamentin serb, Kamberi pas fitores: Sa herë që hyja në ring, gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë