Analisti Lapardhaja: Lulzim Basha, lideri më i anatemuar, i vetmi që ka propozime politike konkrete dhe i vetmi që mbështet pa kushte SPAK-un

Në një intervistë në televizionin ‘Report Tv’, analisti Namir Lapardhaja, u shpreh se kreu i PD, Lulzim Basha, është i vetmi politikan opozitar i cili nuk ka probleme me SPAK, i cili e mbështet dhe maksimalisht pa propogandë nga grupimet opozitare organin e drejtësisë.

Më tej ai nënvizoi dhe “se cili është në pazar dhe në marrëveshje me Edi Ramën, u pa në zhvillimet e fundit në parlament. U pa në atë që zoti Basha kishte paralajmëruar që Amnistia Penale midis Rithemelimit dhe PS në fokus nuk kishte atë të liruar të burgosurit, por në fokus ishte për të goditur SPAk, që duke i dhënë mesazhin, pavarësisht se ju i dënoni të korruptuarit, ne, politikanët me marrëveshjet tona, jemi po aq në gjendje që t’i lirojmë nga burgu”, u shpreh Lapardhaja.

Gjithashtu, ai u tha se Basha është lideri ka artikuluar propozime konkrete dhe më i anatemuar në politikën shqiptare nga të gjitha palët.

“Lulzim Basha është i vetmi lider politik sot në Shqipëri që po artikulon diçka konkrete dhe në të mirë të interesit publik. Sigurisht që ai është i anatemuar dhe i sulmuar nga të gjithë anët, sepse shihet si rrezik potencia. Paradoksale është se nga një anë thonë që Basha nuk ka vlera dhe s’ka asnjë fuqi politike, nga ana tjetër, i gjithë sulmi është i përqëndruar tek ai. Këtu ka diçka që nuk shkon. Ose është i pavlerë dhe nuk merret kush me të, ose po u more gjithë kohën, tregon se diçka ka. Turi i tij i takimeve me diasporën, është në vazhdën e propozimeve të PD-së për të pasur një diasporë që voton dhe që vendos për fatet e vendit, pa kurrfarë kushtëzimi dhe përjashtimi. Ka qeni i qartë Basha dhe PD në këtë drejtim.” – tha më tej Lapardhaja.

Artikulli paraprakVOA: Qyteti antik i Bylisit, thesari arkologjik i Shqipërisë, i panjohur nga turistët
Artikulli tjetër“Edi Rama ka sulmuar publikisht SPAK dhe BKH”/ PD, Kulluri: Raporti i DASH foli për korrupsion të qeverisë dhe vlerësoi vetëm drejtësinë