Ambasadori Lu: Dua të zgjas mandatin tim në Shqipëri

Ambasadori Amerikan në vendit tonë, Donald Lu i cili është vënë në qendër të vëmendjes mediatike sëfundmi për deklaratat e tij për 4 klanet dhe 20 familjet kriminale, ka bërë sot një tjetër deklaratë, ndryshe nga e para.
Në një prononcim për “News 24”, ai e ka quajtur Shqipërinë një vend të bukur dhe se do të donte të zgjaste mandatin e tij si kryediplomat në këtë vend. Nuk dimë nëse kjo do të jetë e mundur, por Lu tha se do ta kërkonte një gjë të tillë.
– Zoti Ambasador Lu, në janar ju mbushni tre vjet në Shqipëri. A do të largoheni atëherë?
Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikëpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e vitit 2018. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë sëbashku.

 

Artikulli paraprakRama tradhëton Shtetet e Bashkuara për votën e homoseksualëve në OKB
Artikulli tjetërPse nuk dënohen dëshmitarët që ndryshojnë dëshmitë ndaj Shullazit?