Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Rezultatet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, thelbësore për rrugën integruese

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka zhvilluar takimin e parë më kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zyra e BE shkruan se ‘rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE’.

Diplomati evropian ka garantuar kreun e SPAK për mbështetjen që BE i jep një prokurorie të pavarur dhe efikase.

“Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Sot pata takimin tim të parë me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. E falënderova për angazhimin e tij dhe e sigurova për mbështetjen e plotë të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas,” shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Artikulli paraprakLista e plotë e profesioneve që do të tatohen nga 1 janari
Artikulli tjetërPolitologu Ervis Iljazaj: Koha e Berishës ka mbaruar, kaloi të gjitha limitet!