Ambasada e SHBA reagon pasi Rama u dha kinezëve teknologjinë 5G

Vetëm ppak ditë pasi kryeministri Rama promovoi teknologjinë 5G “made in China” në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i ambasadë së SHBA që kundërshton operatorët që përdorin teknologjitë kineze.

Burime të sigurta për Syr-in bëjnë me dije se Rama u kishte premtuar amerikaneve 5G. Por orientimi i tij nga miqtë kinezë duket se i ka ndryshuar mendjen. Por edhe i refuzuar nga politika amerikane ai po kërkon që perveçse tu bëjë karshillëk, të rrezikojë seriozisht edhe ekonominë shqiptare që pothuajse e ka çuar në kolaps total…

Premtim per teknologjinë 5G për amerikanët Rama do e bënte realitet me takimin me Trump në New York.

Për këtë arsye kishte marrë me vete edhe Ballukun. Por duke qenë se Trump nuk e priti kryeministri ua dha kinezve. Kjo shenon edhe një shkallë të re të privatizimit që ai po i bën shtetit duke nxjerrë jashtë qendres së vemendjes prioritetet e Shqipërisë.

Rrjeti 5G do të mbërrijë së shpejti në Shqipëri përmes teknologjisë shtetërore kineze 5G Hauwei.

Ambasada e SHBA në Tiranë, me ardhjen e kësaj teknologjie të re për operatorët, ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë për mënyrën se si këta të fundit të mbrojnë të dhënat e tyre personale pasi rrjeti 5G të vijë në Shqipëri.

Ambasada amerikane me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka ofruar një artikull ndihmues, shpjegues dhe këshillues për të gjithë qytetarët përsa i përket risisë së teknologjisë 5G dhe mënyrën se si të mbrohen të dhënat personale digjitale ndaj saj.

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë

Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?

auto shba njoftimi1572856013

Artikulli paraprakBasha nis sot turin e shpresës
Artikulli tjetërSekuestrohet pasuria qindramijëra euro e italianit të Camorra-s me banim në Durrës