Ambasada e SHBA: Basha po dëshmon se është udhëheqës i vërtetë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka vlerësuar përpjekjet e mëdha të kreut të opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha për forcimin e institucioneve në Shqipëri.

“Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë”, shkruhet në deklaraten publike të Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA në Tiranë

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votës. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo.

auto Screenshot 71569398071

Artikulli paraprakBasha: Pyesni Ramën pse refuzoi ofertën e partnerëve për zgjidhjen e krizës!
Artikulli tjetërSiguria me shisha…